Komuna e Vushtrrisë ka bërë rikonstruimin e sheshit “Hasan Prishtina”, ku është bërë zëvendësimi i ulëseve, shportave të mbeturinave ️, ndriçimit , si dhe rregullimi i amfiteatrit, pasi që të njëjtat ishin të demoluara.
Përfundimin e punimeve, sot i ka mbikëqyrur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Benjamin Shala.
Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë, tha se krijimin e hapësirave publike që qytetarët të kalojnë kohën e tyre është qëllim i qeverisjes së tij.
“Krijimi i hapësirave publike ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre është një nga qëllimet tona”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.