Në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, sot kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar Stacionin Policor në Vushtrri, për të shprehur mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Vushtrrisë, për të gjithë policët për shërbimin e tyre ndaj qytetarëve.
Kryetari Idrizi, u prit nga zëvendëskomandanti, Toger Shaban Salihi, si dhe nga zyrtarët policor, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre.
“Policia e Kosovës që nga e themelimi ka qenë dhe vazhdon të jetë shtylla kryesore e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Të gjithë policëve, faleminderit për punë tuaj në shërbim të qytetarëve”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.