Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe drejtori ekzekutiv i Islamic Relief Kosova, Dr.Mohamed Soliman, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi për blerjen e mamografit.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se blerja e mamografit do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit.
“Ky është një hap konkret që kemi ndërmarrë për të investuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjitha gratë e komunës tonë, pasi që blerja e mamografit do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit. Investimin në shëndetësi e kemi prioritet”, tha kryetari Idrizi.