Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xheladin Krasniqi, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi për renovimin e stadiumit “Ferki Aliu”, në vlerë 6,000,000.00€✍️ .
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i Vushtrrisë tha se tashmë sportistët do të kenë kushte më të mira.
“Me realizimin e këtij projekti, qyteti i Vushtrrisë do të ketë një stadium modern dhe i njëjti do të ofroj kushte më të mira për sportistët vushtrrias.⚽ Urime të gjithë qytetarëve vushtrrias, posaçërisht tifozëve “Forca”!  ”, tha kryetari Idrizi.
Kryetari Idrizi ka falënderuar ministrin e MKRS-së, Hajrullah Çeku, për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.