Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar edhe nga asamblisti i Nismës Socialdemokrate Bekim Zabergja, kanë qëndruar sot për vizitë në Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë.
Bashkë kanë diskutuar për projektet që janë duke u realizuar në të dy komunat, gjithashtu kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të të dy komunave.