Në ambientet e Qendrës së kulturës “Hasan Prishtina”, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri bashkë me kabinetin e tij qeverisës, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë për vitin 2021, ku ka raportuar për punën e institucioneve komunale në 6 mujorin e parë të vitit. Në raportimin e tij para qytetarëve të Vushtrrisë, kryetari Tahiri tha se është arritur sukses në menaxhimin e mbaturinave, ku Kompania Uniteti po kryen shumë mirë shërbimet derë më derë, por edhe qytetarët po i kryejnë shumë mire obligimet sa i përket shërbimeve që po marrin. Po ashtu me gjithë problemet, ai tha se kanë arritur që të lidhen mbi 4900 familje në rrjetin e ujësjellësit. Ndërsa sa i përket arsimit, kryetari Tahiri tha se këtë vit janë ndarë gjithësejtë 69 bursa për studentë, për dallim prej viteve të kaluara ku janë ndarë veç 34 bursa. Në fjalën e tij Tahiri është ndalur edhe te Plani i rimëkëmbjes në Komunën e Vushtrrisë, ku janë paraparë, masa në punësimin e të rinjve por edhe në përkrahje të bizneseve vushtriase në rimëkëmbjen nga pandemia Covid 19. Po ashtu ai ka folur edhe për idenë e ndërtimit të Ngrohtorës së qytetit, shtëpinë e qëndrimit ditor për pleqtë si dhe projekte tjera. Nga ana tjetër megjithe se kanë theksuar projektet që janë kryer qytetarët kanë kërkuar kryesishtë projekte që kryesishtë kanë të bëjnë me infrastrukturën. Ragip Bunjaku tha se me 12 janar të këtij viti është dëmtuar shumë nga vërshimet e lumit Sitnicë ku i janë shkaktuar dëme materiale në shtëpi por edhe dëme të mëdha në bagëti, ku uji i ka mbytur delet. Ai tha se që nga ajo kohë komuna e ka ndihmuar me 2460 euro për dëmet në shtëpi, por ende nuk ka marr asnjë kompensim nga Ministria e Bujqësisë për delet që i janë mbytur. Rrahim Zeka nga fshati Vërrnicë ka kërkuar që të rregullohet rruga në gjatësi prej 300 metrave. Bratisllav Kostiç kryetar i Këshillit të fshatit Gojbulë, ka kërkuar që të rregullohet rruga dhe një pjesë e kanalizimit brenda fshatit. Nga ana tjetër kryetari Tahiri duke ju përgjithur interesimit të qytetarëve tha se duke ju dhënë prioritet kërkesave që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, do të zgjidhen çështjet e asresuara nga qytetarët.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.