Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me KFOR-in, kanë bërë sot largimin e urës së vjetër në fshatin Pestovë, e cila ka qenë e papërdorshme që nga ndërtimi i urës së re.
Punimet për largimin e urës nga afër i ka ndjekur drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it.
Komuna e Vushtrrisë falënderon KFOR-in për ndihmën e ofruar për largimin e urës.