Komuna e Vushtrrisë ka vazhduar edhe sot me mbajtjen e dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar kontributit të grave në draftimin e buxhetit për vitin 2025, andaj sot është mbajtur dëgjim publik me grupe të ndryshme të grave.
Po ashtu, gjatë ditës është mbajtur dëgjim publik edhe me banorët e Këshillit Lokal Stanoc i Epërm, që përfshin fshatrat Stanoc i Epërm, Stanoc i Poshtëm, Lumadh dhe Gracë.
Para qytetarëve, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe zyrtarët e Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar, kanë paraqitur buxhetin dhe projektet që janë paraparë në buxhetin për vitin 2025.
Ndërkaq, qytetarët pjesëmarrës në këto takime kanë paraqitur kërkesat e tyre.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.