Në Qendrën Rinore në Vushtrri po mbahet turnir në shah, organizuar nga Drejtoria për Arsim në bashkëpunim me Institutin për Studime Humane dhe Avancim të Lartë “Hasan Tahsin”.
Në këtë turnir po marrin pjesë tri shkolla dhe i njëjti ka karakter garues, ku vendi i parë do të shpërblehet me 100 euro, vendi i dytë me 75 dhe vendi i tretë me 50 euro.
Pjesëmarrës janë nxënësit nga SHMU-1, SHMU-2 dhe SHFMU “Andon Zako Çajupi”, ndërsa e veçanta e këtij turniri është pjesëmarrja edhe e nxënësve me aftësi të kufizuara, duke arritur gjithëpërfshirjen e nxënësve gara sportive.
Hapjen e turnirit e bëri drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, i cili inkurajoi nxënësit për pjesëmarrje në aktivitete sportive.