“Kontributi i Azem dhe Shotë Galicës në çështjen kombëtare”, ka qenë tema e konferencës shkencore të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës-Departamentin e Historisë, në 100 vjetorin e rezistencës në Arbërinë e Vogël.
Hapjen e konferencës e bëri kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha se është i lumtur që në Vushtrri janë mbledhur akademik, profesor e studiues të nderuar nga trojet shqiptare, për të diskutuar për dy heronjtë, Azem e Shotë Galica.
Konferenca shkencore është organizuar në nderim të 100 vjetorit të rezistencës në Arbërinë e Vogël, e udhëhequr nga Azem dhe Shotë Galica.