Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, mori pjesë nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 13.06.2024;
2. Shqyrtimi i Informatës për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vushtrrisë, për periudhën janar-qershor 2024;
3. Shqyrtimi i Informatës lidhur me zbatimin e vendimeve të Kuvendit të komunës, për periudhën janar-qershor 2024;
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar dhe Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore;
5. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Komunal të Aksionarëve i N.P.L. “Përparimi” SH.A për vitin 2023;
6. Shqyrtimi i Informatës lidhur me mbrojtjen e mjedisit;
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtim të lapidarit në fshatin Dumnicë e Poshtme;
8. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (KKV) Nr. 02/2023 për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale;
9. Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore;
10. Shqyrtimi i kërkesës për përkrahje financiare të klubit të hendbollit “Samadrexha (F)”;
11. Pyetje dhe përgjigje.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.