Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 26 shtator 2024;
2. Shqyrtimi i Raportit nëntëmujor për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore;
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim – vendimit për formimin e komisionit për hartimin e Draft – Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, për vitin 2025;
4. Shqyrtimi i Informatës për furnizimin me ujë të pijes në territorin e Komunës së Vushtrrisë;
5. Shqyrtimi i Informatës nëntëmujorë lidhur me zhvillimin dhe realizimin e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, duke përfshirë teatrin, bibliotekën dhe muzeun;
6. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe OJQ “Zëri i RAE”;
7. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim – vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale ndërtimore të Komunës së Vushtrrisë;
8. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës për përkrahje financiare për botimin e librit “Vushtrria në dokumentet osmane”;
9. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-vendimit për faljen e borxheve në taksat afariste për të gjitha bizneset nga 01.01.2000 deri më 31.12.2017;
10. Pyetje dhe përgjigje.
Ndërsa, pikat e rendit të ditës Rishqyrtimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë me nr. protokolli nr.121/24 i datës 27.06.2024 për caktimin e përkrahjes financiare për Klubet e Futbollit “Vushtrria” dhe Rishqyrtimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë me nr. protokolli nr.153/24 i datës 25.07.2024 për caktimin e përkrahjes financiare për Klubin e Hendbollit KHF “Samadrexha”, nuk kanë kaluar.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 31 tetor 2024 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/…/video-mbledhjet-e-kuvendit…/
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.