Zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë dhe përfaqësuesit e qytetarëve kanë mbajtur takim për implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Vushtrrinë, një iniciativë kjo e përbashkët ndërmjet Komunës dhe USAID-it.
Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve për komunitetin lokal, me theks të veçantë në pjesëmarrjen qytetare dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara.
Zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë prezantuan para qytetarëve se deri ku është arritur realizimi i dy projekteve që janë përzgjedhur nga qytetarët, rregullimi i oborrit të shkollës “Andon Zako Çajupi” dhe ngritja e kapaciteteve të gratë e zonave rurale dhe të komunitetit jo shumicë.
Ndërsa, qytetarët kanë ndarë përvojën e tyre rreth përfshirjes së drejtpërdrejt në realizim të këtyre dy projekteve.
Në këtë takim u theksua se gjatë muajit tetor do të organizohet një konsultim publik me qytetarët për të dy çështjet e përzgjedhura nga qytetarët.
Komuna e Vushtrrisë mbetet e përkushtuar për të realizuar projektet e përzgjedhura nga qytetarët dhe për të siguruar që pjesëmarrja publike të jetë një mekanizëm i vazhdueshëm për fuqizimin e komunitetit lokal.