Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, së bashku me drejtoreshën e spitalit “Sheikh Zayed” znj.Shefkie Shatri, kanë pranuar sot donacion një autoambulancë nga bashkatdhetari z.Shaban Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Suedi.
Kryetari Idrizi ka falënderuar z.Krasniqi për këtë donacion, si dhe për përkrahjen e tij të vazhdueshme për Komunën e Vushtrrisë.