Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur sot dëgjime publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025.
Dëgjim publik është mbajtur me banorët e Këshillit Lokal Maxhunaj, që përshin fshatrat Maxhunaj, Ropicë dhe Vilanc.
Gjithashtu, është mbajtur dëgjim publik edhe me banorët e Këshillit Lokal Samadrexhë, që përfshin fshatrat Samadrexhë, Ceceli, Sllakoc, Zagorë dhe Kunovik.
Para qytetarëve, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe zyrtarët e Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar, kanë paraqitur buxhetin dhe projektet që janë paraparë për këto fshatra.
Ndërkaq, qytetarët pjesëmarrës në këto takime kanë paraqitur kërkesat e tyre.