Komuna e Vushtrrisë, njofton banorët e fshatit Oshlan dhe banorët e lagjes “Ura e Vjetër e Gurit” në Vushtrri, se të hënën (22.07.2024) do të votohet për projektet e buxhetimit me pjesëmarrje.
Fshati Oshlan:
⏰17:00
 SHFMU “Mustafë Shyti”
Lagjja “Ura e Vjetër e Gurit” në Vushtrri
⏰19:00
 SHFMU “Mustafë Venhari”
 Votimi është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që projektet që zgjidhen të përfaqësojnë në mënyrë të drejtë nevojat dhe preferencat e komunitetit. Merrni pjesë dhe votoni për projektin që besoni se do të ndikojë më shumë në përmirësimin e jetës tuaj.
❗️Vërejtje: Gjatë ditës së votimit, zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, do t’i njoftojnë të pranishmit për çdo projekt të propozuar nga qytetarët nëse ato projekte i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga komuna.
Vetëm projektet që përmbushin kriteret do të jenë pjesë e listës së votimit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.