Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Lokale “Përparimi”, njoftojnë të gjitha ekonomitë familjare se faturat për shërbimin e mbeturinave kanë filluar të shpërndahen në të gjitha fshatrat dhe në qytet. Të gjithë qytetarët që kanë borxhe të papaguara për shërbimet e mbeturinave, ftohen të kryejnë pagesat deri më 31 tetor 2024.
Për të shmangur ndëshkimin që borxhet të shlyhen përmes përmbaruesit apo të ketë ndërprerje të shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave, lusim të gjithë qytetarët që të respektojnë këtë afat dhe të shlyejnë obligimet e tyre në kohë. Për çdo pyetje ose sqarim të mëtejshëm, ju lutemi të kontaktoni zyrat e NPL “Përparimi” ose zyrat e Komunës së Vushtrrisë.
Vëmendje: Rastet sociale janë të liruara nga pagesa.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
Komuna e Vushtrrisë & NPL “Përparimi”