Në Komunën e Vushtrrisë, nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë, sot është mbajtur panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale, ku janë prezantuar produktet e prodhuesve vushtrrias.
Ushqime tradicionale, veshje tradicionale dhe prodhime vendore janë prezantuar në sheshin e Vushtrrisë, për qytetarët e shumtë që e vizitonin këtë panair.
Panairin e ka vizituar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Ergin Sunguri.
Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë tha se ky organizim ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.
“Nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, u mbajt panairi i prodhimeve dhe ushqimeve tradicionale vendore në qytetin e Vushtrrisë. Organizime si këto për fuqizimin prodhimeve vendore, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha kryetari Idrizi.
Panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale tashme është bërë i përvitshëm në Komunën e Vushtrrisë.