Është përuruar sot monografia “Musli Melenica – shënime, kujtime, përjetime, dokumente”, nga autori Mustafë Halili.
Kjo monografi ka të dhëna të veçanta për një personalitet siç ishte Musli Melenica, që gjithë jetën ia kushtoi familjes, atdheut dhe institucionit ku punoi.
Në përurimin e monografisë, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij tha se ky libër hedh dritë mbi veprimtarinë e Musli Melenica që dha shumë për atdheun e tij.
Autori Mustafë Halili, në monografinë “Musli Melenica – shënime, kujtime, përjetime, dokumente”, tregon se Musli Melenica ishte shembull tipik i sakrificës jetësore për një mision atdhedashurie dhe arsimdashës. Ai, para okupimit, gjatë okupimit dhe pas çlirimit të vendit ishte person kyç i cili bëri financimin e mësimdhënësve duke rrezikuar edhe jetën e tij.
Monografia “Musli Melenica – shënime, kujtime, përjetime, dokumente” është i ndarë në pesë kapituj, dhe flet për kronologjinë e familjes Melenica, biografia, shkollimi dhe punësimi, familjen e Musliut, evokime për Musli Melenicës, si dhe foto dhe dokumente.