Është shënuar sot 112 vjetori i Kuvendit të Kurillovës dhe ngritjes së flamurit kombëtar në Vesekoc, që ideator kishin Isa Boletinin dhe ishin përkrahur masivisht nga popullata.
Fillimisht është vizituar vendi ku ndodhi Kuvendi i Kurillovës, ku ishte dhënë kushtrimi për kryengritje, e më pas në Vesekoc në vendin ku u ngrit flamuri kombëtar, u mbajt akademi përkujtimore me një program të pasur kulturo-artistik.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nën patronazhin e të cilit janë zhvilluar aktivitetet, në fjalën e tij tha se ngjarje të tilla që shënua kthesa të mëdha kombëtare duhet të përkujtohen gjithmonë.
Këto aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim mes Komunës së Vushtrrisë, Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Komunës së Podujevës.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.