“Shëndeti mendor-sfidat dhe mundësitë e njeriut në shekullin 21”, ka qenë tema e tryezës së diskutimit të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Arsim, për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
Tryeza e organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kishte pjesëmarrës përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë, psikologë, pedagogë, asistentë që punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara, drejtorë të shkollave, përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqatave të ndryshme.
Për sfidat e shëndetit mendor tek të rriturit foli profesori, Ferid Agani, ndërkaq për sfidat e shëndetit mendor tek adoleshentët foli Edona Shotani, psikologe dhe zyrtare në DKA.
Disa nga rekomandimet që dolën nga kjo tryezë janë: vizita me kohë tek psikologu, organizimi i fushatave vetëdijesuese, organizimi i ligjëratave për nxënës, shpjegimi i rolit të psikologut për prindërit dhe shtimi i aktiviteteve fizike.