“Disa nga edukatorët më të mirë në botë janë gjyshërit” dhe “Një gjyshe është një strehë e sigurt”, janë dy motot që e karakterizuan aktivitetin e organizuar nga nxënësit e shkollës “Mustafë Venhari” për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gjyshërve.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, i cili vlerësoi se kjo ditë ishte një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e gjyshërve në jetën dhe edukimin tonë, ndërsa nxënësit treguan respekt dhe mirënjohje për përkushtimin e tyre.
Përmes këtij aktiviteti, u theksua rëndësia e gjyshërve, përkushtimi dhe përvoja e vyer që ata sjellin në jetën e fëmijëve.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.