Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Shoqatën për Persona të Verbër dhe Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë”, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, përmes marshit sensibilizues në rrugët e qytetit të Vushtrrisë.
Marshi sensibilizues kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat dhe nevojat e personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar.
Në marsh mori pjesë nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, drejtoresha e Administratës Hyrie Uka Hoxha, zyrtarja për Barazi Gjinore Remzije Zekolli, përfaqësues dhe anëtarë të Shoqatës për Persona të Verbër dhe Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë”.