Drejtoresha e Administratës, Hyrie Uka Hoxha, dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, kanë vizituar sot Shoqatën e të Prekurve nga Kanceri i Gjirit “Renesansa”, ku janë pritur nga udhëheqësja e shoqatës Violeta Pirana.
Qëllimi i takimit ka qenë që Shoqata e të Prekurve nga Kanceri i Gjirit “Renesansa”, do të mbështesë gratë vushtrriase të prekura nga kanceri i gjirit me proteza dhe paruke, e që sot janë ndihmuar dy gra me proteza.
Po ashtu, në këtë shoqatë mund të marrin mbështetje për të kuptuar sëmundjen dhe trajtimet, si dhe të marrin pjesë në aktivitetet që organizohen nga ana e shoqatës.
Drejtoresha Uka Hoxha ka falënderuar udhëheqësen e Shoqatës për mbështetjen që e kanë ofruar për gratë vushtrriase të prekura nga kanceri i gjirit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.