Ministria e Kulturës në partneritet me Komunën e Vushtrrisë dhe me mbështetje të UN-Habitat Kosova, janë në proces të vizionimit të ndërtesës së ish-Gjykatës Komunale, në Vushtrri.
Në mënyrë që të komunikohen në bashkëpunim me qytetarët rezultatet e deritanishme hulumtuese, i ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar, grupe të ndryshme të interesit, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset që marrin pjesë në këtë takim.
Qëllimi është që të informohen dhe angazhohen qytetarët në procesin e vizionimit, si dhe për ti adresuar së bashku sfidat potenciale gjatë këtij procesi. Përmes këtij takimi, synohet gjithashtu që zërat e qytetarëve të dëgjohen dhe të merren parasysh në procesin e vendimmarrjes për të ardhmen e ndërtesës së ish-Gjykatës Komunale në Vushtrri.
Takimi mbahet me datën 25 shtator 2024, nga ora 09:00-12:00 në hapësirën e Kalasë së Komunës së Vushtrrisë.