Instituti GAP ka publikuar raportin për përmbushjen e premtimeve zgjedhore nga fillimi i mandatit deri në fund të muajit qershor 2024, ku Komuna e Vushtrrisë ka arritur sukses të madh në realizimin e tyre.
Nga 51 premtime 33 janë përmbushur plotësisht, 1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet do të realizohen.
“Deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve do të realizohen.✅ Kemi edhe 1 vit deri në përfundim të mandatit për të realizuar të gjitha premtimet, e që për të ndodh kjo po punojmë çdo ditë. ”, tha kryetari Idrizi.
Punët e mira për qytetarët vushtrrias, i pari i Vushtrrisë tha se nuk do të ndalen!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.