Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për zgjerimin e shtratit të lumit Tërstena.
Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë tha se për të minimizuar mundësitë e vërshimeve çdo ditë po intervenohet në pastrim dhe zgjerim të shtretërve të lumenjve e përrockave.
“Ura e lumit Tërstena në afërsi të Muzeut në vazhdimësi ka qenë pikë kritike për vërshim të qytetit, andaj për të parandaluar një situatë të tillë sot kanë filluar
punimet për zgjerimin e shtratit të lumit Tërstena”, tha kryetari Idrizi.
