Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në zhvillimet e punimeve të “Forumit të Krans Montanës” në Monte Karlo të Monakos

Prishtinë, 26 qershor 2008
 
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Forumi i Krans Montanës” në Monte Karlo të Monakos. Në këtë takim marrin pjesë liderë të shquar të botërorë.
 
Nesër, më 27 qershor, në një sesion të veçantë, kryeministri Thaçi do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalë, me temën “Perspektiva e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”.

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes në ‘Forumin Krans Montana” shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
 
Gjatë këtyre ditëve kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi është duke u takuar me burrështetas të rëndësishëm të Evropës, Afrikës dhe Azisë. Takim të veçantë kryeministri Thaçi do të ketë me burrështetas të Arabisë Saudite.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.