Mbledhja e 250-të e Qeverisë

Prishtinë, 7 mars 2025

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Miratuar listën e aplikimeve për rundin 10B të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për projektet si në vijim: Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe projektin për përmirësimin e rrjetit të transimisionit VII.

– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.02/39 të datës 3 qershor 2020.

– Aprovuar Nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për Grantin e Realizimit të Projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.

– Ndarë mjetet financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin ICSID me Nr. ARB/17/25, Mabco Contructions.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.