Kryeministri Hashim Thaçi prit në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, Peter Reiniger

Prishtinë, 13 shkurt 2008
                                                           
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim drejtorin për Evropën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me seli në Londër, Peter Reiniger.

Kryeministri Thaçi e ka njoftuar drejtorin Reiniger për nevojat e investimeve në Kosovë pas përmbylljes së statusit dhe ka shprehur bindjen se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të përkrahë dhe mbështesë projektet zhvillimore që janë paraparë në të ardhmen.   

Kryeministri Thaçi dhe drejtori Reiniger janë pajtuar që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në sektorin e energjisë, zhvillimin e bizneseve private, sistemit bankar dhe zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.