Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të politikës evropiane për Ballkanin


Image

Prishtinë, 23 qershor 2008

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, do të niset sot për në Bruksel për të marrë pjesë samitin e nivelit të lartë të politikës evropiane ndaj Ballkanit, të organizuar nga organizata Miqtë e Evropës dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

Gjatë samitit, Kryeministri Thaçi do të flasë lidhur me rolin dhe ndikimin e Bashkimit Evropian në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, me theks të veçantë në efektin stabilizues dhe paqësor që ka pasur pavarësia e Kosovës në rajon.

Në samit do të marrin pjesë kryeministra nga rajoni, komisionerë të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.