Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një telegrami përgëzon kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha. Në të thuhet:
I nderuari kryeministër Berisha,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e posaçme të shpreh përgëzimet më të ngrohta dhe të thella, me rastin e marrjes së ftesës zyrtare për anëtarësim në NATO të Republikës së Shqipërisë.
Samiti i NATO-s në Bukuresht ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe rajonin tonë.
Shqipëria, duke përmbushur normat demokratike të anëtarësimit në NATO, është dëshmuar si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.
Prania e NATO-s në Kosovë, si garancë e stabilitetit dhe sigurisë, është e mirëpritur dhe shumë e respektuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës.
Kosova, synimi së cilës është anëtarësimi në strukturat euroatlantike, i bashkohet gëzimit Tuaj për këtë ngjarje shumë të rëndësishme.
Hashim Thaçi
Kryemistër i Qeverisës së Kosovës