Prishtinë, 6 mars 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vdekjes tragjike të 16 qytetarëve të Shqipërisë.
Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi drejtuar kryeministrit Berisha thuhet:
Shkëlqesisë së Tij
z.Sali Berisha,
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
I nderuari z. Kryeministër,
Me pikëllim morëm vesh lajmin për vdekjen tragjike të gjashtëmbëdhjetë qytetarëve të Shqipërisë në aksidentin e ditë së sotme.
Dhembjes për humbjen e jetëve njerëzore, që Shqipërinë e bëri të shpallë ditë zie, i bashkohet dhembja e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës