Kryeministri Thaçi takon ideatorët e obeliskut “NEWBORN”


Image

Prishtine, 1 mars 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot grupin e te rinjve, të cilët janë ideatorë të obeliskut të pavarësisë “NEWBORN”, të prirë nga z. Fisnik Ismaili.

Kryeministri Thaçi ka thënë se kishte kënaqësinë që t’i takonte të gjithë këto vasha dhe këta djem, që na bënë të ndjehemi krenarë në ditën e shpalljes së pavarësisë, në shtetin tonë të ri, me fillimin e ri, me lindjen e re, me perspektiven dhe përgjegjësinë e re. “Ideja e tyre ka shpërthyer të gjitha mediumet botërore dhe ka bërë që të gjithë të shikojnë se Kosova është shpallur e pavarur, se është lindje e re dhe është një shtet i ri me perspektivë të sigurt në duart e njerëzve të rinj”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Ndërsa, kreatori i obeliskut të pavarësisë, z. Fisnik Ismaili, ka falënderuar kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën që i kanë dhënë për të jetësuar projektin e tij, i cili tash ka mbetur edhe si shenjë që e kujton ditën e shpalljes së pavarësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.