Kryeministri Kurti takoi Kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen


Image


Image

 

Mynih, 14 shkurt 2025

Takimin e radhës në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me deputeten finlandeze, njëherësh Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokratike në parlamentin e Finlandës dhe Kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen.

Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Znj. Tuppurainen shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.