Kryeministri Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Fidan


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

 

Takimet në Mynih, në kuadër të edicionit të 61-të të Konferencës së Sigurisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Kryeministri Kurti tha se Turqia është partnere dhe aleate e Kosovës me të cilën kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje. Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit.

Në këtë takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishin zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.