Kryeministri Kurti pranon urime nga Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 19 shkurt 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,

“Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj mbështetjen e Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të vendit tuaj dhe integrimin e tij evropian dhe euroatlantik”, thuhet në urim.

Më tej, kryeministri çek Fiala shkruan se mezi pret vazhdimin e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve.

Përkthimi jozyrtar i letër urimit:

I nderuar kryeministër,

Më lejoni që t’ju uroj përzemërsisht për përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj mbështetjen e Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të vendit tuaj dhe integrimin e tij evropian dhe euroatlantik.

Mezi pres vazhdimin e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve reciproke tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve.

I juaji besnikërisht,

Leter-urimi-i-Kryeministrit-te-Cekise-me-rastin-e-17-vjetorit-te-shpalljes-se-Pavaresise

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.