Qeveria e Kosovës përshëndet vendimin e Trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për shpalljen e pafajësisë dhe lirimit të z. Ramush Haradinaj dhe z. Idriz Balaj.
Edhe me këtë proces gjyqësor u dëshmua se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte luftë e drejtë, luftë çlirimtare, dhe konform rregullave dhe konventave ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për dënimin e z. Lahi Ibrahimaj, por shpreson në lirimin sa më të shpejtë të tij.
Kryeministri i Republikës së Kosovës
z. Hashim Thaçi