Prishtinë, 27 mars 2007
Agjencia për Barazi Gjinore -Zyra e Kryeministrit, organizoi takim për diskutimin publik të draftit final të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore (PKBGJ), të cilin e kryesoi u/d. Kryeshefja e ABGJ-së, Shqipe Krasniqi dhe Izet Sadiku, kryetar i këshillit drejtues për hartimin e PKBGJ-së. Zyrtarët ne fjalë për të pranishmit prezantuan objektivat, veprimet, linjën buxhetore të PKBGJ-së si dhe aktorët e përfshirë në proces. Fjalim rasti në ketë takim ka mbajtur edhe kryetari i Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, mundësi te barabarta, barazi gjinore, persona te pagjetur dhe peticione, Ismet Beqiri. Në këtë takim koordinatorët e grupeve te punës, ekspertë te fushave të ndryshme te jetës shoqërore politike dhe SHPK-së prezantuan kapitujt e PKBGj-së.
Gjatë takimit, në te cilin morën pjesë zyrtarë te nivelit qendror, komunal, shoqëria civile, OSBE-ja, UNDP-ja dhe UP-ja, u diskutua dhe u benë vërejtjet finale rreth çështjeve përmbajtjesore dhe financiare te Draftit të PKBGJ-së.
Kryeshefja e ABGJ-së përmbylli takimin duke i falënderuar te gjithë aktorët për kontributin në hartimin e PKBGJ –së,i cili sikur theksoi ajo” është produkt i ekspertëve ministror, komunal dhe i shoqërisë civile. ABGJ/ZKM , ka pasur vetëm një rol të sekretarisë koordinuese por ABGJ/ZKM gjithashtu ka nderin që programin ta prezantojë në Qeveri si punë të përbashkët”
Programi i Kosovës për barazi gjinore paraqet një program strategjik për integrimin e perspektivës gjinore në veprimet politike të Qeverisë së Kosovës.
PKBGJ-ja është financuar nga UNMIK-u dhe ABGJ/ZKM do të paraqes në Qeveri për miratim në fund te muajit mars.