E nderuara zonja Timoshenko,
Me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të pjesëtarit të kontingjentit ukrainas të policisë së UNMIK-ut, me rastin e ngjarjeve të 17 marsit 2008.
Kontributi i pjesëtarëve të policisë së Ukrainës në kuadër të UNMIK-ut, është çmuar lart dhe ka qenë i mirëpritur në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Vendosmëria e policisë së UNMIK-ut për të respektuar ligjin dhe për të mbrojtur rendin u dëshmua edhe në ditën e djeshme, përkundër veprimeve të dhunshme nga ana e disa forcave ekstremiste në qytetin e Mitrovicës.
Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim, Ju, qeverisë ukrainase dhe popullit Tuaj, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës