Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vdekjes tragjike të 16 qytetarëve të Shqipërisë

Prishtinë, 6 mars 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vdekjes tragjike të 16 qytetarëve të Shqipërisë.
 
Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi drejtuar kryeministrit Berisha thuhet:
 
Shkëlqesisë së Tij
z.Sali Berisha,                                                                
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
 
I nderuari z. Kryeministër,
 
Me pikëllim morëm vesh lajmin për vdekjen tragjike të gjashtëmbëdhjetë qytetarëve të Shqipërisë në aksidentin e ditë së sotme.
 
Dhembjes për humbjen e jetëve njerëzore, që Shqipërinë e bëri të shpallë ditë zie, i bashkohet dhembja e gjithë qytetarëve të Kosovës.
 
Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
 
Me respekt,
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.