Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi ngushëllon familjen Muharremi

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
E nderuara familje Muharremi,

 
Lajmin për ikjen e papritur të pjesëtarit tuaj të nderuar e morëm me pikëllim!
 
Qeveria e Republikës së Kosovës e kujton z. Bujar Muharremi si diplomat, analist dhe gazetar të zotin.
Z.Muharremi ishte i motivuar për t’i shërbyer të vërtetës dhe të mirës së përgjithshme. Ai ka qenë në kulmin e pjekurisë profesionale.
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në  emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella.
 
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.