Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi përgëzon besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve

Prishtinë, 21 mars 2008

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi me rastin e Festës së Pashkëve, përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në telegramin e urimit thuhet:

Të gjithë besimtarëve të krishterë, në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal, ua uroj Festën e Pashkëve.
Uroj që kjo festë e rëndësishme që simbolizon ripërtëritjen, në familjet e krishtera të kremtohet me lumturi, paqe dhe gëzim.

E veçanta e Festës së Pashkëve këtë vit është se këtë festë të shenjtë për herë të parë po e festojmë në Kosovën e pavarur, shtet demokratik, të njohur ndërkombëtarisht, për të cilin u angazhuan dhe u sakrifikuan gjenerata të tëra të popullit tonë.

Po i festojmë Pashkët në shtetin tonë, me vizionin dhe synimin e përbashkët europian për forcimin e paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe zhvillimit në vendin tonë.

Kjo festë me frymë universale na forcon besimin në vlera shpirtërore, përkushtimin për të mirën e shoqërisë dhe kultivimin e humanizmit.

Festën e Pashkëve ua uroj pjesëtarëve të krishterë të UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-së dhe misioneve diplomatike, që shërbejnë në Kosovë.

Gëzuar Pashkët!

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.