Kryeministri Kurti pranon urime nga Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Bin Jassim Al-Thani me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 19 shkurt 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Bin Jassim Al-Thani, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Kam kënaqësinë që në përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, në emër të Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe në emrin tim, t’ju shpreh juve përshëndetjet dhe urimet tona të përzemërta, së bashku me urimin për shëndet dhe mirëqenie për Shkëlqesinë tuaj dhe zhvillim dhe përparim të vazhdueshëm për popullin tuaj miqësor”, thuhet në urim.

Përkthimi jozyrtar i letër urimit:

Shkëlqesia juaj,

Kam kënaqësinë që në përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, në emër të Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe në emrin tim, t’ju shpreh juve përshëndetjet dhe urimet tona të përzemërta, së bashku me urimin për shëndet dhe mirëqenie për Shkëlqesinë tuaj dhe zhvillim dhe përparim të vazhdueshëm për popullin tuaj miqësor.

Me konsideratën më të lartë, 

Mohammed Bin Abdulrahman Bin Jassim Al-Thani

Kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit

Leter-urimi-i-Kryeministrit-dhe-ministrit-te-Puneve-te-Jashtme-te-Shtetit-te-Katarit-me-rastin-e-17-vjetorit-te-shpalljes-se-Pavaresise

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.