Prishtinë, 26 shkurt 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković. me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës kam nderin t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta, bashkë me urimet më të mira për prosperitetin e vendit dhe qytetarëve tuaj”, thuhet në urim.
Më tej, kryeministri Plenković shkruan se Kroacia ka qenë avokuese e fuqishme e sovranitetit dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës, të vetëdijshëm për rëndësinë për të gjithë Evropën Juglindore të Kosovës së sigurt dhe prosperuese.
“Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për të ritheksuar se në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj ne festojmë jo vetëm pavarësinë e Kosovës por gjithashtu edhe progresin, vendosmërinë dhe vizionin tuaj për të ardhmen. Kroacia do të mbetet pranë jush si partner, mik dhe aleat në këtë rrugëtim” përfundon letrën e tij kryeministri Plenković.
Përkthimi jozyrtar i letër urimit:
I nderuar Kryeministër,
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës kam nderin t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta, bashkë me urimet më të mira për prosperitetin e vendit dhe qytetarëve tuaj.
17 vjet më parë, Kosova mori një vendim historik të deklarimit të pavarësisë, duke hapur një kapitull të ri në historinë e saj. Kroacia ka qenë avokuese e fuqishme e sovranitetit tuaj dhe njohjes ndërkombëtare, të vetëdijshëm për rëndësinë për të gjithë Evropën Juglindore të Kosovës së sigurtë dhe prosperuese.
Vizita juaj e fundit zyrtare në Kroaci ishte mundësi për të rishikuar bashkëpunimin tonë bilateral si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët, përfshirë edhe nënshkrimin e gjashtë marrëveshjeve që do të thellojnë edhe më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme.
Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për të ritheksuar se në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj ne festojmë jo vetëm pavarësinë e Kosovës por gjithashtu edhe progresin, vendosmërinë dhe vizionin tuaj për të ardhmen. Kroacia do të mbetet pranë jush si partner, mik dhe aleat në këtë rrugëtim.
Ju lutem pranoni, i nderuar Kryeministër, konsideratën time më të lartë.
Leter-urimi-nga-Kryeministri-i-Kroacise-me-rastin-e-17-vjetorit-te-shpalljes-se-Pavaresise