Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen


Image


Image


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 25 shkurt 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit. Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tre vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.