Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Westerlund


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 26 shkurt 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në fillim të takimit, ambasadori Westerlund e uroi kryeministrit Kurti për rezultatin e zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës. Gjithashtu, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.