Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi


Image


Image


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 31 janar 2025

Takimi tjetër bilateral i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ishte me ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi, të cilin e priti bashkë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Duke e uruar për detyrën e re, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për marrëdhëniet gjithnjë e në ngritje mes Kosovës dhe Jordanisë. Ai e njoftoi ambasadorin për arritjet e vendit tonë në zhvillimin ekonomik, rishpërndarjen e rritjes ekonomike drejt qytetarëve, krahas shumë të arriturave të tjera, që kanë ardhur përkundër sfidave të sigurisë që i kemi pasur nga fqinji ynë verior përfshirë sulmet e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

Në vijim, kryeministri e njoftoi gjithashtu ambasadorin edhe për vendimin e sotëm të qeverisë, ku në mbledhjen e 247-të ndamë gjysmë milioni euro për ta ndihmuar popullin palestinez në Gaza.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.