Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš


Image


Image


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 14 shkurt 2025

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim mëngjesin e sotëm përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, të shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.

Fillimisht, i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Frangeš e uroi Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu se subjekti ynë është fituesi i zgjedhjeve dhe presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe numërimit të të gjitha votave të qytetarëve.

Në vijim, u diskutua edhe për situatën në rajon dhe procesin e dialogut, për çka zëvendëskryeministri Bislimi shprehu nevojën për një qasje të balancuar ndaj palëve në mënyrë që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Frangeš për takimin dhe bisedën duke i uruar vizitë e qëndrim të frytshëm e produktiv në vendin tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.