Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Forumi i 9-të Regjional i BNK-ve më 11-12 Maj 2023 në Strugë, Maqedoni e Veriut

Zyrtarët nga MAPL përbërë nga Struktura Operative dhe Sekretariatet e Përbashkëta Teknike të programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar (BNK) në kuadër të IPAII të Kosovës me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, si dhe Koordinatori Kombëtar i Kosovës për fondet e IPA morën pjesë në Forumin e 9-të Regjional të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar i cili u mbajt më 11 – 12 Maj 2023 në Strugë të Maqedonisë së Veriut.

Forumi u organizua nga CBIB+ nën përkujdësje dhe mbështetje të BE. Qëllimi i Forumit ishte të bashkojë komunitetin e IPA BNK për të diskutuar tema me interes rajonal, si gjendja e zbatimit të programeve të IPA II BNK, parimet dhe ndryshimet IPA III BNK (korniza ligjore dhe e politikat, programimi dhe zbatimi i programeve BNK, organizimi i angazhimeve të ardshme përfshi komunikimin dhe vizibilitetin dhe çështje të tjera të rëndësishme të programeve BNK dhe programe tjera rajonale në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe ato anëtare të BE.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.